Korrik 11, 2021 News Pa Komente

Me datën 8 korrik 2021, është mbajtur takimi virtual mes Komunës së Vushtrrisë konkretisht me Kryetarin z. Xhafer Tahiri dhe të rinjëve nga diaspora, ku si temë bashkëbisedimi ishte mundësia e praktikës profesionale në Komunën e Vushtrrisë, për të rinjët e interesuar për zgjerim njohurish dhe eksperiencë pune.

Z. Tahiri, theksoi se komuna e Vushtrrisë ofron mundësi që brenda dy muajve, konkretisht mes datës 15 korrik deri 15 shtator, të gjithë të rinjët nga diaspora që janë me pushime në Kosovë, mund të shfrytëzojnë kohën për praktikë profesionale, në fushat si: Administratë, Ekonomi, Arsim, si dhe fusha të tjera varësisht nga të interesuarit/at. Po ashtu se përvec pushimeve verore, të interesuarit munden të jenë pjesë e praktikave edhe në muajt e tjerë, e cila mund të arrihet përmes kontaktimit të Komunës dhe organizatës GERMIN.

Z. Mjeku, theksoi që organizata GERMIN do të jetë gjithmonë në krah të të rinjëve nga diaspora, lidhur me njoftimin për praktika si dhe po ashtu asistimin për të kontaktuar për mundësinë e angazhimit në komunën e Vushtrrisë.

Gjatë takimit pati interesime për detaje të ndryshme ku z. Albana Halilaj dhe Ardiana Mucolli, pyten lidhur me organizimet tjera verore që mund të bëhen nga komuna si dhe nëse praktikat profesionale mund të bëhen edhe gjatë muajve tjerë varësisht nga koha e studenteve për të përfunduar një internship.

Z. Tahiri, ritheksoi që diaspora janë të mirëpritur edhe gjatë muajve të tjerë si dhe ndau informacionet shtesë për kontakt për të gjithë të interesuarit për praktikë. Detajet si më poshtë:

Komuna e Vushtrrisë
Email: [email protected]
Nr telefonit: +383 38 200 42417

Si dhe GERMIN
Email: [email protected]
Nr: +38349542525

Written by InvestInVushtrri