Korrik 22, 2021 Aktivitet Pa Komente

Me datën, 17/07/2021, e shtunë është bërë lanësimi i platformës “Invest in Vushtrri” në qytetin e Vushtrrisë.

Në takim pjesëmarrës ishin bizneset lokale dhe ato nga diaspora, ku u përfaqësuan edhe nga krerët e unioneve biznesore nga shteti Gjerman dhe ai Austriak.

Në kuadër të lansimit të Invest in Vushtrri, u prezantuan shumë mundësi si dhe hulumtimi në terren nga organizata GERMIN, ku janë anketuar 64 biznese të sektorëve të ndryshëm.

Më poshtë keni disa nga rezultatet e dalura nga hulumtimi:

Arsyet e hapjes së bizneseve dhe llojet e tyre;

Mungesa e vendeve të punës – 40.4%
Tradita Familjare – 47.4%
Identifikimi si mundësi profiti – 12.3%

Lloji i Bizneseve;

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara – 26.7%
Ortakëri e përgjithshme – 6.7%
Shoqëri Aksionare – 6.7%
Biznes Individual – 60%

Qarkullimi vjetor i Bizneseve;

Mbi 1,000,000.00 – 18.6%
500,000 – 1,000,000.00 – 11.6%
100,000 – 500,000 – 11.6%
50,000 – 100,000 – 11.6%
0 – 50,000 – 44.4%

Ndërsa 97,6%, e të anketuarëve theksojnë se me ardhjen e diasporës të ardhurat e tyre rriten dukshëm.

Numri i përgjithëshëm i punëtorëve dhe karakteristikat e tyre;

Deri në 10 punëtorë – 55%
Deri 100 punëtorë – 35%
Mbi 100 punëtorë -10%

Ndërsa lidhur me karakteristikat e punëtorëve:

18% gra të punësuara
Rroga mesatare: 300 EURO
Mosha mesatare e punëtorëve: 32 VJET

Rritja dhe zvoglimi i numrit të punësuarve gjatë viteve të fundit;

9.4% Biznese nga gastronomia – Numri i punëtorëve është zvogëluar
56.3% biznese nga Industria përpunuese- Numri i punëtorëve është rritur
34.4% biznese nga HOTELERIA – Numri i punëtorëve ka mbetur i njejtë.

Procesi i rekrutimit;

Atributet kyce që bizneset i vlersojnë gjatë kërkimit të punëtorëve – Arsimi dhe Përvoja e mëparshme

Problemet që hasin në procesin e punësimit të stafit të ri – Mungesa e përvojës dhe Ekspertizave përkatëse

Sfidat/barrierat që Bizneset hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre;

Tregu i vogël/ i pa-përshtatshëm – 26%
Mungesa e punëtorëve – 15%
Normat Tatimore -22%
Konkurrencë jo Drejtë – 14%
Qasje në Kredi – 9%
Furnizimi me energji elektrike – 14%
Burimet e Investimeve
Kapital Vetanak – 90.9%
Kredi nga Institucione Bankare – 45.45%
Grante nga Organizatat – 25%

Bizneset që kanë realizuar takime B2B me bizneset nga Diaspora, posedimi i strategjive biznesore, ofrimi i sherbimeve jashtë Kosovës si dhe sa besojnë tek institucionet publike:

Biznese që kanë realizuar takime B2B me kompanitë nga jashtë – 41.86%
Kanë përpiluar Strategji për Eksport – 44.19%
Ofrojnë shërbime edhe jashtë Kosovës -53.48%
Deklarohen se i besojnë institucioneve Publike Lokale – 83.72

Lidhur me mundësitë dhe projektet për të investuar në Komunën e Vushtrrisë, prezantuar nga Kryetari Xhafer Tahiri, në dokument në PDF mund të shkarkoni dokumentin për t’i shikuar mundësitë. Shkarko këtu: Projektet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik komunal

Vlen të theksohet se raporti final shumë shpejt do të jetë i qas’shem në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Written by InvestInVushtrri