Me 17 korrik, në ambientet e kalasë së Vushtrrisë, u lansua platforma ‘Invest in Vushtrri’, e cila ka për qëllim promovimin e mundësive për investime në Komunën e Vushtrrisë si dhe krijimin një hapësire për lidhjen e bizneseve vendore me ato të diasporës dhe të huaja.

 

Në këtë ngjarje morën pjesë dhjetëra afaristë dhe profesionistë të fushave të ndryshme nga vendi dhe diaspora. Me rastin e lansimit të platformës u mbajt një panel diskutimi, i cili u hap nga kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri, me panelistë: z. Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Z. Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Znj. Sytrime Dervisholli eksperte për çështje ekonomike-tregtare dhe Z. Safet Gerxhaliu, ekonomist dhe ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, moderuar nga Lirim Krasniqi bashkë-drejtor ekzekutiv i organizatës GERMIN. Panelistët përshëndetën këtë aktivitet si nevojë për zhvillimin ekonomik lokal, duke theksuar që niveli lokal duhet të mbështetet në mënyrë që të shfrytëzohen potencialet për zhvillim ekonomik.
Kryetari Tahiri prezantoi 7 projekte kapitale:
1️⃣ ngrohtorja e qytetit,
2️⃣ impianti i ujërave të zeza,
3️⃣ gazifikimi i qytetit,
4️⃣ zona ekonomike në Banjskë,
5️⃣ projekti i kredive të buta,
6️⃣ parkingu publik i qytetit, dhe
7️⃣ parku rekreativ “Taraxha”.

Këto projekte kapin në total një vlerë prej rreth 40 milionë eurosh, të cilat Komuna e Vushtrrisë synon t’i realizoj përmes partneritetit publik-privat (PPP). Me këtë rast, kryetari Tahiri u bëri thirrje investitorëve nga #diaspora që të shprehin interesin e tyre, duke u garantuar se komuna do t’ju ofroj kushte shumë të favorshme biznesi me garanci të investimeve.

Në këtë ngjarje u prezantuan edhe rezultatet preliminare të hulumtimit mbiambientin biznesor në Vushtrri, të cilin e ka realizuar organizata GERMIN përmes hulumtimit dhe intervistave me 68 biznese lokale. Të gjeturat kryesore nga ky hulumtim tregojnë se ka një trend në rritje të veprimtarive biznesore në Vushtrri, mirëpo bizneset përballen me probleme apo barriera si: papërshtatshmëria e tregut vendor (madhësia, taksat, sundimi i ligjit), mungesa e punëtorëve të kualifikuar apo qasja në financa.

Në fund të kësaj ngjarje u prezantuan edhe tre investitorë strategjik, të cilët janë duke realizuar projekte multi-milionëshe në Komunën e Vushtrrisë, siç është projekti “Çiçavica wind Farm” që ka për qëllim prodhimin e energjisë së ripërtëritshme nga era.

Nga tani e tutje, platforma www.investinvushtrri.com do të ofroje ëvazhdimisht informacione për investitorët potencial nga vendi, të huaj dhe diaspora për mundësitë dhe ofertat për investime në Komunën e Vushtrrisë.
Written by Invest in Vushtrri