Korrik 13, 2021 News Pa Komente

Organizata GERMIN në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë, fton bizneset nga diaspora si dhe ato lokale që të marrin pjesë në lansimin e platformës “Invest in Vushtrri”

Qëllimi i kësaj plaforme është krijimi i mundësive për investime si dhe rrjetëzimin e bizneseve lokale me ato nga diaspora.

Përmesë këtij projekti synohet të ofrohet mundësia që diaspora të investoj në Vushtrri, si dhe që të krijohen premisat e para të bashkëpunimit mes bizneseve lokale dhe atyre nga diaspora, që prodhimi nga Kosova të ketë mundësinë të eksportohet në vendet perëndimore, si mundësi zhvillimi i vendit dhe bizneseve kosovare.

Lanësimi i kësaj platforme do të bëhet me 17 korrik 2021, në Vushtrri tek kalaja e qytetit, në ora 11:00.

Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë edhe ekspertë të fushave të ndryshme të ekonomisë, si ekspert të marrëveshjeve të eksportit, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, si dhe ajo Gjermane, ku do të informojnë më shumë lidhur me mundësitë.

Written by InvestInVushtrri