Komuna e Vushtrrisë shtrihet në pjesën veriore të Kosovës, konkretisht në distriktin e Mitrovicës, komunë me të cilën përkufiohet në veri, kurse në jug me komunën e Obiliçit dhe perëndim me komunën e Skenderaj. Kjo komunë ka një sipërfaqe prej: 345 km2,  dhe me një popullsi prej 69,870 banorësh  të shpërndarë në 67 vendbanime brenda kësaj komune. Terreni i saj i përket pjesës së rrafshit të Kosovës ku e karakterizon kryesisht me relief të rrafshët dhe përkufizohet me disa pjesë malore, si Mali i Qyqavicës, Malet e Shalës etj. Toka e komunës së Vushtrrisë është shumë e përshtatshme për agrokulturë dhe është e njohur për ekonominë e saj që në masë të madhe varet nga bujqësia, më konkretisht të mbjellurat e patates, qepës, si dhe pemë të ndryshme si dredhëzat, mjedërat etj. Ajo që e bënë edhe më të vlefshme janë lumenjte, sic është sitnica, pastaj lumenj tjerë më bimorë si Tërstena, Studimja. Prania e këtyre lumenjve e bënë më të lehtë dhe të pasur mundësinë për zhvillimin e agrokultures. 

Përtej pasurive natyrore, Duboc – Magnezit dhe Porcelan

  • Bivolak, Zhilivodë, Beçuk, Stroc, Gllvotin – qymyr druri
  • Pasomë, Tërllobuq, Smrekonicë dhe Shalë – shfrytëzimi i gurit
  • Gumnishtë and Boshlan – xehrore e plumbit dhe e zinkut
  • Bajnskë – ujë termik dhe mineral
  • Gjelbishtë and Gojbulë – ujë mineral
  • Karaçë – burime minerale

 Vushtrria është një vend model i bashkëjetesës në mes të komuniteteve të ndryshme. Gjithashtu kjo komunë është shumë e pasur në fushën e trashëgimisë kulturore, që njëherish përbën një potencial për zhvillimin e turizmit. Trashëgimia kulturore ka mjaft atraksione të veçanta sikurse kalaja e qytetit, ura e gurit, rrugët me kocka etj.

Vushtrria ka qenë e njohur edhe në të kaluarën për veprimtaritë siq janë bujqësia, tregtia dhe zejtaria (me zanate të tilla si lëkurë-punues, pëlhurë-punues, metal-punues). Bujqësia konsiderohet si dega kryesore në të cilën varen më së shumti banorët e kësaj komune, duke marrë parasysh që kjo komunë është një ndër komunat më të pasura të Kosovës me tokë të punueshme pjellore, dhe njihet si prodhuesi më i madh i patateve në Kosovë. 

Ekonomia e Vushtrrisë është e mbështetur kryesisht në biznese të vogla dhe shumë pak në  biznese të mesme. Sektorët më të zhvilluar në këtë komunë janë: Tregtia, Procesimi i drurit, Procesimi i ushqimit dhe Agrikultura.  Sipas ARBK-së, në periudhën 2000-2018 në këtë Komunë janë regjistruar 4,406 biznese.