Dhjetor 19, 2019 News Pa Komente

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Germin dhe Komunës së Vushtrrisë për tërheqje të investimeve nga Diaspora .

Komuna e Vushtrrisë dhe Organizata Germin nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për angazhim të diasporës në nivelin lokal. Ofrimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe lidhja e komuniteteve vendore të biznesit me ato nga diaspora janë synimet e kësaj marrëveshje, që u nënshkrua më datë 19 dhjetor 2019, në Vushtrri.

Germin dhe Komuna e Vushtrrisë do të bashkëpunojnë në identifikimin e potencialit investues në Komunën e Vushtrrisë, dhe promovimin e të gjitha mundësive që ofron kjo Komunë tek investitorët e huaj dhe sidomos ata nga diaspora.

Objektivat e këtij partneriteti janë: tërheqja e investimeve nga Diaspora, transferi i dijes dhe shkathësive, lidhja e tregut vendor me atë të jashtëm dhe promovimi i mundësive të nivelit lokal, përkatësisht Komunës së Vushtrrisë.

 

Written by InvestInVushtrri