Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Germin dhe Komunës së Vushtrrisë për tërheqje të investimeve nga Diaspora .
Komuna e Vushtrrisë dhe Organizata Germin nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për angazhim të diasporës në nivelin lokal. Ofrimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe lidhja e komuniteteve vendore të biznesit me ato nga diaspora janë synimet e kësaj marrëveshje, që u nënshkrua më datë 19 dhjetor 2019, në Vushtrri.
Germin dhe Komuna e Vushtrrisë do të bashkëpunojnë në identifikimin e potencialit investues në Komunën e Vushtrrisë, dhe promovimin e të gjitha mundësive që ofron kjo Komunë tek investitorët e huaj dhe sidomos ata nga diaspora.