PSE TË INVESTONI NË VUSHTRRI?

Qyteti i Vushtrrisë është një ndër vendbanimet më të vjetra në Kosovë. Në të kaluarën ky vendbanim në burimet Latine quhej Viciana . Gjeografikisht, komuna e Vushtrrisë është e lokalizuar në pjesën veriore të Kosovës dhe kufizohet me Mitrovicën në veri, me komunën e Skenderaj në veri-lindje dhe me komunën e Obliqit në jug.  Komuna e Vushtrrisë është e pasur në aspektin e pasurive natyrore me lumenj, male dhe tokë aluviale për agrokulturë.  Hidrografia e kësaj komune është e pasur me 3 lumenj: lumin Sitnica, lumi Terstena and lumi Studimja të cilët kanë vegjetacion veçues përreth tyre.  Përpos pasurive natyrore, ky qytet është mjaftë i pasur edhe në aspektin e trashëgimisë kulturore, duke qenë vend-ndodhja e shumë prej ndërtesave historike, urave të vjetra, hamamit mesjetar, xhamive të vjetra, kështjellës mesjetare dhe rrugëve të shtruara me kalldrëm. Ekonomia e komunës së Vushtrrisë është kryesisht e fokusuar në gastronomi, procesim të drurit dhe agrokulturë, për të cilat është e mirënjohur në Kosovë. 

Dheu në këtë komunë është shumë kualitativ dhe njëherish i përshtatshëm për mbjelljen e pemëve dhe perimeve. Kulturat bujqësore më së shumti të kultivuara në Vushtrri janë: qepët, patatet, misrat etj .

Diaspora me prejardhje nga Vushtrria është kryesisht e përqëndruar në Gjermani, Zvicër dhe shtetet tjera perëndimore të Evropës. Shumë nga pjesëtarët e Diasporës kanë investuar në këtë komunë, me theks të veçantë në sektorin e gastronomisë. 

Duke u bazuar në këto të dhëna, Germin përmes raporteve dhe një hulumtimi do të veçojë informacionet kryesore rreth sektorëve më konkurues në Vushtrri, për të tërhequr investitorë lokal, të huaj dhe në veçanti ata nga Diaspora për të konsideruar mundësitë e tyre investuese në këtë komunë.