Qyteti i Vushtrrisë është një nga qytetet me trashëgiminë më të vjetër në Kosovë si dhe i njohur edhe për fushën biznesore në sektor të ndryshëm të ekonomisë. Tjetër veçanti që njihet Komuna e Vushtrrisë është në aspektin e burimeve natyrore siç janë lumenjtë, malet dhe ka tokë aluviale për bujqësi. Qyteti është gjithashtu i pasur me trashëgiminë e tij kulturore, duke qenë shtëpia e ndërtesave të shumta historike, urave, një hamami antik, xhamive të vjetra, çimentos muslimane, kalasë mesjetare në qendër të qytetit dhe rrugët me kalldrëm.
Ekonomia e komunës së Vushtrrisë është përqendruar kryesisht në gastronomi, përpunimin e drurit dhe bujqësi, nga e cila është e njohur mirë në Kosovë. Toka e Vushtrrisë është e mirë dhe e përshtatshme për mbjelljen e frutave dhe perimeve. Kulturat më të zakonshme të kultivuara në Vushtrri janë qepa, patatet, gruri etj.
Diaspora ka qenë një aktor aktiv në asistencë financiare gjatë viteve të okupimit, dhe tani është edhe më shumë prezente në sektorë të ndryshëm të ekonomisë në Vushtrri, kryesisht në fushën e gastronomisë dhe përpunimin e drurit. Duke pasur parasysh këto fakte, është realizuar një hulumtim në terren me biznese lokale dhe ky raport paraqet rezultatet e punës kërkimore, e cila analizon tiparet kryesore të ambientit biznesor dhe ekonomik në Komunën e Vushtrrisë.
Ky raport nxjerr në pah informacionin kyç në lidhje me sektorët më konkurrues ekonomik në Vushtrri, me qëllim informimin e bizneseve dhe investitorëve të huaj dhe vendor, veçanërisht atyre nga diasporës. Ky raport nuk specifikon politikat që politikëbërësit duhet të miratojnë në Komunën e Vushtrrisë, por më tepër paraqet mundësi dhe rekomandime që kërkojnë vëmendje më të madhe në zhvillimin e politikave publike dhe ekonomike në Komunën e Vushtrrisë.
Raportin e plot e gjeni këtu: file: Invest in Vushtrri SHQIP