Shkruan: Alban Nevzati
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008 e deri në vitin 2017, në Kosovë, sipas shifrave zyrtare janë pranuar mbi 6 miliardë euro përmes remitencave. Kjo shifër i bie të jetë sa tre herë buxheti i Kosovës për vitin 2019. Mirëpo, shifra reale e remitencave, e cila nuk përfshihet në statistikat e Bankës Qëndrore të Kosovë (BQK) duhet të jetë deri në tre herë më e madhe se sa ajo e raportuar. Në krahasim me shifrën zyrtare këtu përfshihen edhe të hollat, të cilat mërgimtarët tanë i sjellin në para të gatshme në Kosovë. Kjo edhe për shkak të shpenzimeve relativisht të larta për transfere parash në Kosovë përmes institucioneve financiare.
Në kontekstin social, remitancat vazhdojnë të mbajnë balancin social brenda Kosovës, dhe janë një ‘mjet mbijetese’ për të papunësuarit. Një studim i UNDP-së në vitin 2014, theksoi se “Një në tre familje në Kosovë ka së paku një anëtar jashtë vendit, dhe një në 4 familje pranon remitancat”.
Remitancat në një sasi të lartë përdoren për konsum mallrash, kryesisht të importuara në Kosovë. Vetëm një shifër e vogël hyn në investime kapitale ose shërbime lokale. Prandaj, kanalizimi i një pjese të konsiderueshme të remitencave në një fond zhvillimor, i cili do të investonte në projekte strategjike të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës, do të ishte më i dobishëm në afat të mesëm dhe të gjatë si për mërgimtarët, poashtu edhe për popullatën lokale në Kosovë.
Legjislacioni i Republikës së Kosovës do të duhej të krijojë kornizat ligjore për themelimin e një fondi të tillë, i cili do të duhej të menaxhohet plotësisht nga ekspertë të fushës.
Mendoj që Fondi Zhvillimor i Kosovës do të duhej:
Përmes krijimit të një fondi zhvillimor:
Alban Nevzati, ekonomist dhe njohës i sektorit bankar